Niko Peleshi uron Ditën e Pavarësisë: Një shqiponjë në xham, me gjithë shpirtin e Shqipërisë brenda saj

Shqipëria

Niko Peleshi uron Ditën e Pavarësisë: Një shqiponjë në xham, me gjithë shpirtin e Shqipërisë brenda saj

Nga: A.M. Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 09:22
Niko Peleshi

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka uruar Ditën e Pavarësisë përmes një mesazhi simbolik, duke ndarë imazhin e një shqiponje të punuar në xham.

Peleshi ka theksuar se shqiponja përfaqëson rrënjët, historinë, sakrificën dhe krenarinë kombëtare, duke kujtuar brezat që luftuan për liri.

“Një shqiponjë në xham, por me gjithë shpirtin e Shqipërisë brenda saj. Një simbol i rrënjëve tona, që mbart histori, sakrificë dhe krenari. Në të jehojnë zërat e brezave që luftuan për liri dhe jeton kujtesa e asaj që na bashkon, na bën të ndihemi një dhe të ecim përpara me dinjitet e krenari si shqiptarë”, ka shkruar ai.

Në mesazhin e tij, Peleshi ka shprehur edhe mirënjohje për mjeshtrin Vasil Dhiamandi, i cili realizoi veprën artistike.

“Me zemrën plot, Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, ka përfunduar urimin kryetari i Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat