Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Ervin Demo, ka uruar qytetarët për festat e Nëntorit, duke përcjellë mesazhin e bashkëpunimit, solidaritetit dhe kujdesit për të ardhmen e vendit.
Përmes një postimi, Demo ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për ata që kanë nevojë, sigurisë së fëmijëve dhe krijimit të kushteve që familjet ta ndërtojnë jetën në Shqipëri.
Ai ka shprehur mirënjohje edhe për pjesëtarët e Policisë së Shtetit, të cilët gjatë festave janë në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
“Lirinë e trashëguam, të ardhmen e ndërtojmë bashkë 🇦🇱
E bëjmë duke i qëndruar pranë atij që ka nevojë, duke u kujdesur që fëmijët të rriten të sigurt dhe që çdo familje ta ndërtojë jetën këtu, në Shqipëri.
Mirënjohje vajzave dhe djemve të Policisë së Shtetit të cilët gjatë festave janë në detyrë, që ju të festoni të qetë pranë njerëzve tuaj.
Edhe në emër të tyre, ju uroj gëzuar festat e Nëntorit!
Gjithmonë në shërbim të njerëzve”, ka shkruar Demo.