Përplasje mes disa personave në lagjen “11 Janari”, policia shoqëron 3 prej tyre

Shqipëria

Përplasje mes disa personave në lagjen “11 Janari”, policia shoqëron 3 prej tyre

Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 20:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një sherr mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen “11 Janari” në qytetin e Fierit.

 Bëhet me dije se pas konfliktit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë.

Patrullat ndërkohë kanë shoqëruar tre persona në ambientet e komisariatit për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Megjithatë, ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë përplasje, ndërsa pritet që policia të japë më shumë informacion lidhur me ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat