Rubio uron Shqipërinë për 28 Nëntorin, shpreh gatishmërinë për thellimin e partneritetit strategjik

Shqipëria

Rubio uron Shqipërinë për 28 Nëntorin, shpreh gatishmërinë për thellimin e partneritetit strategjik

Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 09:16
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar popullin shqiptar me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin e urimit, kreu i diplomacisë amerikane ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Tiranës, duke theksuar rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe politikës së jashtme.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet e mia më të ngrohta popullit të Shqipërisë ndërsa festoni Ditën e Pavarësisë”, shprehet Rubio.

Ai ka nënvizuar se partneriteti strategjik ndërmjet dy vendeve kontribuon në sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve, duke veçuar përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikut të drogës.

Sekretari amerikan ka vlerësuar gjithashtu bashkëpunimin në përballimin e kërcënimeve kibernetike dhe forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë në këtë fushë.

Rubio ka rikonfirmuar gatishmërinë e SHBA-së për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

“Ndërsa shënojmë këtë ditë të veçantë, mezi presim të thellojmë të gjitha aspektet e marrëdhënies sonë të dobishme reciprokisht”, përfundon mesazhi i sekretarit amerikan të Shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat