Prej 12 orësh reshje të dendura pa pushim, përmbytet Vlora!

Shqipëria

Prej 12 orësh reshje të dendura pa pushim, përmbytet Vlora!

Më: 27 nëntor 2026 Në ora: 22:37
Përmbytet Vlora

Pas më shumë se 12 orësh reshjesh intensive shiu, të cilat përfshinë qytetin e Vlorës gjatë ditës së sotme, rreth orës 21:30 reshjet kanë pushuar.

Megjithatë, situata vijon të mbetet problematike në disa zona të qytetit, për shkak të pranisë së ujit.

Problematike paraqitet situata në zonën e Pavarësisë 3, e njohur nga banorët e Vlorës edhe si zona e Albano dhe Rominës, ku uji vijon të jetë i pranishëm në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin.

Ndërkohë, punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë ndodhen në terren për të monitoruar situatën, por edhe për të ndërhyrë në pastrimin e pusetave.

Pavarësisht ndërprerjes së reshjeve, prurjet dhe uji i akumuluar vijojnë të kërkojnë monitorim nga strukturat përkatëse. Gjatë ditës së sotme kanë pasur prezencë uji disa rrugë dhe lagje të Vlorës, por në mbrëmje vetëm rruga Albano dhe Romina qëndron nën ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat