Aksident në punë në Trojas, humb jetën 32-vjeçari, elektricist i OSHEE-së

Shqipëria

Aksident në punë në Trojas, humb jetën 32-vjeçari, elektricist i OSHEE-së

Më: 12 shtator 2026 Në ora: 12:09
Fotoilustrim

Një 32-vjeçar, elektricist i OSHEE-së, ka humbur jetën në fshatin Trojas, pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë kryerjes së punimeve për riparimin e një linje elektrike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30.

Viktima, shtetasi me inicialet K. Z., nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat