Ky është Hysni Patushi, qëlloi vrau gruan e tij në Tiranë, arrestohet pas dy orësh

Shqipëria

Ky është Hysni Patushi, qëlloi vrau gruan e tij në Tiranë, arrestohet pas dy orësh

Më: 19 shtator 2026 Në ora: 13:38
Hysni Patushi

Personi që shihni në foto është 68-vjeçari Hysni Patushi, i cili qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, një krim që do ta kryente në sy të nipit të tij adoleshent dhe dhëndrrit të tij, në afërsi të shkollës “Harry Furtz” në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar është Hysni Patushi, i cili është arrestuar nga policia dy ore pas krimit qe tronditi kryeqytetin.

Dyshohet se prezent ka qenë dhe nipi 14-vjeçar.

"Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat