Tensione pranë Kryeministrisë, policia përdor ujë dhe spraj blu ndaj protestuesve

Shqipëria

Tensione pranë Kryeministrisë, policia përdor ujë dhe spraj blu ndaj protestuesve

Më: 17 tetor 2026 Në ora: 16:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Vijon të jetë e tensionuar situata pranë Kryeministrisë, ku policia po përpiqet të zmbrapsë protestuesit përmes përdorimit të presionit të ujit.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, efektivët kanë hedhur gjithashtu spraj blu në drejtim të turmës, teksa ata mundohen ta largojnë.

Situata para godinës së Kryeministrisë mbetet e tensionuar, ndërsa ndërhyrja e forcave të policisë synon të largojë protestuesit nga zona.

Përdorimi i ujit me presion dhe i sprajit blu shënon një tjetër moment përplasjeje gjatë tubimit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse situata do të përshkallëzohet më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat