Efektivët janë goditur me gurë dhe molotovë gjatë protestave, ndërsa ambulancat kanë ndërhyrë për t’u ofruar ndihmë të lënduarve. Mediat shqiptare raportojnë se zjarri ka përfshirë zyrat e pritjes në komisariat.
Pas zjarrit që përfshiu Komisariatin e Policisë nr. 3 në Tiranë, gjatë protestave, janë raportuar edhe shumë pjesëtarë të policisë të lënduar.
Media citon një efektiv policie, i cili ka deklaruar se “janë shumë efektivë të lënduar”.
Duke përshkruar situatën e rëndë në vendngjarje, polici ka theksuar se ndaj efektivëve janë hedhur sasi të mëdha gurësh dhe koktejsh molotov.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë ndërhyrë ambulancat për t’u ofruar ndihmë të lënduarve dhe për të transportuar efektivët që kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor.
Më herët, persona të panjohur i kanë vënë zjarrin Komisariatit të Policisë nr. 3, që ndodhet në rrugën “Mine Peza” në Tiranë.
Sipas raportimeve të mediave shqiptare, zjarri ka përfshirë zyrat e pritjes në ambientet e komisariatit. Deri më tani, në informacionin e raportuar nuk është bërë i ditur numri i saktë i efektivëve të lënduar.