“Shefqeti kishte shtyrë dhe goditur prindërit e mi”/ Zbardhet dëshmia e autorit që vrau 2 vëllezërit në Bathore

Shqipëria

“Shefqeti kishte shtyrë dhe goditur prindërit e mi”/ Zbardhet dëshmia e autorit që vrau 2 vëllezërit në Bathore

Më: 20 tetor 2026 Në ora: 11:20
Fotoilustrim

Është zbardhur dëshmia e autorit që vrau një ditë më parë dy vëllezër dhe la një tjetër të plagosur.

Në dëshminë e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, thuhet se Ngushëllim Manzi ka thënë:

“Vëllezërit islami po kryenin punime dhe betoniera vinte para shtëpisë tonë. Ne i kërkuam ta kalonin te një rruge alternative se duhet të bënte shumë manovra. Ata na i kthyen keq.

Shefqet Ismaili kishte shtyrë dhe goditur prindërit e mi. Kur e mora vesh këtë u nxeha dhe e godita. Pastaj erdhën dy vëllezërit e tij. Nazmi Ismaili. Sherri degradoi dhe unë i qëllova me pistolete”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat