Protestuesit s*lmojnë Kryeministrinë me gurë e molotov, policia i paralajmëron të largohen dhe hedh ujë

Shqipëria

Protestuesit s*lmojnë Kryeministrinë me gurë e molotov, policia i paralajmëron të largohen dhe hedh ujë

Më: 21 tetor 2026 Në ora: 18:58
Pamje nga protesta

Protestuesit kanë nisur të godasin me gurë dhe bomba molotov godinën e Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Deri më tani, policia nuk ka ndërhyrë me makinën ujëhedhëse apo gaz lotsjellës.

Forca policie janë të pozicionuara pranë godinës së Kryeministrisë dhe Kuvendit.

Protesta shënon sot ditën e nëntë, ndërsa që prej nisjes së saj janë regjistruar përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë.

Dita e sotme ka qenë më e qetë, ku grumbullimet nuk kanë qenë shumë masive, dhe s’ka patur konfrontime të ashpra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat