Protesta në Tiranë, tubimi shënon ditën e 20-të – marshuesit përballë Kryeministrisë

Shqipëria

Protesta në Tiranë, tubimi shënon ditën e 20-të – marshuesit përballë Kryeministrisë

Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 19:10
Pamje nga protesta në Tiranë

Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e 20-të, ndërsa protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke u drejtuar drejt godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit fillimisht janë grumbulluar pranë Ministrisë së Arsimit, prej nga janë nisur në marshim drejt Kryeministrisë, ku kanë vazhduar tubimin.

Deri më tani, protesta është zhvilluar e qetë. Gjatë tubimit, protestuesit kanë hedhur në ajër edhe një fishekzjarr.

Image
Pamje nga protesta në Tiranë

Ata janë pozicionuar para godinës së Kryeministrisë, ku po qëndrojnë dhe vazhdojnë protestën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat