Opinionisti Adriatik Dosti ka reaguar ashpër ndaj klasës politike shqiptare, duke kërkuar largimin e të gjithë politikanëve të pas vitit 1990.
Ai ka kritikuar si qeverinë e Edi Ramës, ashtu edhe opozitën e drejtuar nga Sali Berisha, duke i akuzuar për dështim, keqpërdorim të pushtetit dhe zhgënjim të qytetarëve.
Sipas Dostit, përgjegjësia për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria nuk i takon vetëm qeverisë, por gjithë klasës politike që, sipas tij, ka vendosur interesat partiake mbi ato të vendit dhe qytetarëve.
Shkrimi i plotë:
Të gjithë dështuat... ndaj duhet të ikni, të shporreni.
Pyetjeve të shumta e prej shumë kohësh në adresën time nëse jam për ikjen e Ramës, por edhe të Berishës, po ju përgjigjem si më poshtë.
Së pari, më duket më me vend thirrja “Rama në burg dhe Belinda në burg”... sesa ajo tjetra e stisur “Rama dhe Berisha... të dy në burg” (???).
Së dyti, prej ditësh, javësh e muajsh në protestë, ku po kërkoni me të drejtë ikjen e dorëheqjen e Ramës e të bandës së tij kriminale në pushtet... sikur stonon disi që nga ana tjetër shkoni e protestoni para selisë së të vetmes parti opozitare në vend e thërrisni: “Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite”... Jo se nuk keni të drejtë, ore jo...
Kanë një mal me faje, gjynahe e gabime ata të PD-së e lideri i tyre ndër vite... por mendoj se prioritet mbetet largimi i Ramës... e keqja më e madhe e Shqipërisë e shqiptarëve... ndaj dhe dy kunguj nën një sqetull nuk mbahen dot... OK...
...Të gjithë duhet të ikin sepse dështuan kudo e për çdo gjë, kush më shumë e kush shumë e më shumë.
Ju pengmarrësit e Shqipërisë e të demokracisë... ju politikanët totalisht të papërgjegjshëm të atij vendi e, për fatin e keq, edhe të atij populli.
Për asnjërin prej jush nuk ka më e nuk mund të ketë më asnjë lloj justifikimi, pasi gjendja ku janë katandisur sot Shqipëria e shqiptarët ju vë me shpatulla pas murit.
Edhe unë jam plotësisht dakord me shumicën prej jush që prioritet është të bëhemi sot të gjithë bashkë e së pari të rrëzojmë e shporrim bastardin Rama...
Por, për realitetin e sotëm politik e social-shoqëror shqiptar, nuk qëndron më pyetja... kush është më i miri e kush më i keqi... të gjithë, kush më shumë e kush më pak, jeni fajtorë ndaj Shqipërisë e shqiptarëve... ndaj dhe duhet të ikni, ndonëse në fakt ju meritoni që ata t'ju... përzënë juve.
E gjithë klasa politike shqiptare e pas '90-s dështoi totalisht... shpërdoroi besimin e shqiptarëve, abuzoi me votën e tyre.
Ndaj dhe duhet të ikin një orë e më parë nga skena politike shqiptare... sepse na zhgënjyen thellësisht e totalisht.
Sepse kjo lloj klase e dështuar dhe e pisët politike... nëpërkëmbi shpresën tek e nesërmja për një Shqipëri vërtet të lirë e demokratike... për një Shqipëri europiane e ku populli i saj të jetonte normal e si të gjithë popujt e tjerë të Europës.
Të gjithë ju politikanët e mbrapshtë majtas e djathtas nuk pyetët kurrë as për Shqipëri e as për shqiptarë.
Ju bastardë që kurdoherë Partinë e vutë mbi Shqipërinë e për karrigen tuaj, kush sa herë i vutë flakën asaj.
JU që ndërtuat një shtet të bythës suaj e për veten tuaj, për familjet tuaja, të afërmit tuaj e tarafin tuaj..
Të cilin rregullisht e vodhët, e plaçkitët e grabitët, e shitët, tradhtuat e poshtëruat.
Një shtet të cilin e latë pa dinjitet, pa nder, pa moral, pa fytyrë e pa kurrgjë, madje e nxorët në pazar si plaçkë tregu.
Ku fëmijët i mbytët mes lotësh e gazit helmues serb, ku rinisë i dhatë si ushqim drogën e kurvërinë e ju mbyllët dyert e shkollave, ku intelektualin e shndërruat në skllavin e patronazhistin tuaj partiak, ku policinë e paguat e kafshëruat dhe e mercenarizuat, e ku pensionistin e nxorët mes katër rrugëve dhe e latë në mëshirë të fatit... e femrën e degjeneruat krejt.
Pa arsim, pa shëndetësi, pa rend, pa drejtësi, në kaos e në sherre pa fund, me ca lloj qeverish e parlamentesh që do të mbeten si turp i historisë sonë kombëtare... me ca ministra e deputetë sa qesharakë e injorantë, po aq hajdutë e të pafytyrë... kështu e kthyet ju Shqipërinë për të cilën në fillimvitet '90 ne bërtitëm aq fort se... e donim si gjithë Europa.
Një Shqipëri e Zegjineve dhe e Tualeteve (Ballës)... e Mulit dhe e Albanës ju duhet vetëm juve e jo shqiptarëve.
Akoma shani Enverin e Ramizin e diktaturën e tyre 45-vjeçare (fakt i pamohueshëm historik), pa e vrarë fort mendjen se edhe ju aty fare pranë kësaj jetëgjatësie shkatërruese për Shqipërinë jeni... 36 vjet... ndaj dhe no comment.
Një popull që për 36 vjet kapet fort pas xhaketave të Nanos, Berishës, Metës e Ramës, ju siguroj se nesër do të ndihet fort i turpëruar prej historisë së tij... dhe sigurisht edhe pa të ardhme e pa të nesërme.
Dëmet që ju i keni bërë Shqipërisë e shqiptarëve në këto 36 vite pushtet janë të shumta e të gjithllojshme e, në mos njëjtë si të diktatorit Enver e të komunizmit të tij barbar, ose ndoshta edhe më të rënda e me më pasoja sa edhe të vetë atij e sistemit të tij gjakatar.
Ju jeni përgjegjës direkt falë luftës suaj primitive për pushtet të... dy eksodeve masive e tepër të dhimbshme të shqiptarëve.
Ju jeni fajtorë kokë e këmbë për skemat piramidale, për '97-ën e tmerrshme (luftën civile mes shqiptarëve ku humbën jetën pothuajse 4 mijë prej tyre)...
Ju jeni përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, për 4 viktimat e pafajshme të 21 janarit, për dhunimin, përgjakjen, dhunën, masakrimin e tërheqjen zvarrë të shqiptarëve protestues sot në 2026, duke ju thyer këmbë e duar, duke i qorruar, arrestuar e burgosur.
Ju jeni ata mëkatarë që duhet të përgjigjeni ligjërisht e para Kushtetutës, drejtësisë e popullit tuaj për ato palo reforma antishqiptare që keni aprovuar e votuar e që dështimi i tyre po ju kushton e do t'ju kushtojë shtrenjtë Shqipërisë e shqiptarëve ndër vite...
Dhe këtu e kam fjalën për palo-reformën në drejtësi, për atë territoriale, për atë zgjedhore e ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 etj., etj.
Ju injektuat pazarin e ndyrë të votës, shitjen e blerjen e saj... turpëruese e poshtëruese.
Ju të babëziturit e frikshëm që s'latë gjë pa vjedhur e që s'u ngopët kurrë... ju dalshin prej hundësh, ishalla.
Ju pasuesit besnikë të pjellave të ndyra komuniste... që u shofshi me rrënjë e me farë, ishalla.
Ju që të përndjekurve politikë u mbyllët dyer e dritare dhe përndjekësve të tyre po u ndërtoni shtëpi muze e po u ngrini buste... pfffff.
Ju që e latë shqiptarin pa pronën e tij private e ju që i latë shqiptarit mbi krye komunizmin e komunistët monstra... e ia hodhët familjen e traditat e tij shekullore në erë, ju dënoftë Perëndia.
Ju pseudodemokratët e tip-llojit tipik Basha e pasuar nga skeletorët Muli e Albana me co... ju humbtë vula, ishalla.
E donim Shqipërinë si gjithë Europa, por guximshëm fort edhe si Amerika, por falë jush e kemi bërë si sytë që t'ju pëlcasin juve së pari, por edhe neve së dyti... që ju besuam, shpresuam e ju votuam ju
Ne e donim dhe e duam Atdheun tonë... ndaj mallkuar qofshi ju që po na lini pa Atdhe.
Mbi 1 milion shqiptarë të ikur nga sytë këmbët e dhimbshëm prej Atdheut të tyre, po falë jush... falë një bastardi si Rama, por jo pa faj edhe të një Berishe që i shkoi jeta vetëm duke "reformuar" PD-në... e që nuk e di se si ai e partia e tij e lejuan Ramën ta shpallë atë non grata, ta mbajë 1 vit nën arrest shtëpie, ta thërrasë rregullisht e kur t'i teket edhe në SPAK etj., etj.
Nuk e di se si Nano kuplaraja, kazinodashësi e pijaneci kish aq shumë simpatizantë... se si Meta hajduti e xhambazi politik mbijetoi aq shumë vjet në krye të politikës shqiptare... nuk e konceptoj dot se si Berisha ju imponoi e ju la peshqesh demokratëve në krye të PD-së një vemje humbëse si Basha... dhe se gëlltis dot faktin e 4 mandateve në krye të Shqipërisë të Ramës, por edhe shkuarjen ende pas tij të qindra e mijëra mjeranëve mendorë që për Ramën e Partinë po djegin e po groposin Shqipërinë.
Ndaj dhe duhet të ikni, të shporreni e të zhdukeni prej atij vendi e atij populli... JU bastardë politikanë të pas '90-s... të gjitha ngjyrave e llojeve, sepse dështuat totalisht.
Atij vendi e atij populli ju keni hyrë aq shumë në gjynahe e keni bërë ndaj tyre aq shumë mëkate sa nuk e di nëse ka vërtet të atillë lloj Zoti sa t'ju ndëshkojë siç e meritoni e të marrë hak siç duhet marrë në emër të Shqipërisë e shqiptarëve.
Ikni... një orë e më parë... largohuni turpshëm nga skena politike shqiptare JU... të cilët nuk e teproj dhe nuk e ekzagjeroj aspak t'ju them me plot gojën... Antishqiptarë!