Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi komentoi skandalin me vjedhjen në Postën e Durrësit, ku SPAK po heton edhe rolin e deputetes së PS, Etleva Budini, e cila më parë ka qenë drejtuese e këtij institucioni.
I ftuar në News24, deputeti demokrat tha se nuk është parë ndonjëherë që të vidhen paratë e pensionistëve dhe të shkojnë për bixhoz.
Sipas tij janë parë edhe afera të tjera korruptive, duke hedhur akuza mbi Belinda Ballukun, të cilëne konsideroi si “kryearkitekten e hajdutërisë”.
“Këto para kanë shkuar në bixhoz, ky tregon si rast mentalitetin që kanë menaxherët e parave publike të shqiptarëve. Këto para në vend që të shkonin tek pensionistët kanë shkuar për bixhoz. Kemi parë aferat nga më të rëndat korruptive, janë me qindra miliona euro të vjedhura nga Edi Rama dhe Belinda Balluku bashkë me të, si kryearkitektja e hajdutërive më të mëdha të vendit. Por në këtë nivel pandjeshmërie që të vjedhësh edhe lekët e pensionistëve shqiptarë dhe të luash bixhoz nuk e kemi ndjekur ndonjëherë”, tha Këlliçi.
Sipas tij, nëse vërtetohet roli i deputetes së PS, Etleva Budini, kjo tregon standardin që ndjek mazhoranca, kush vjedh nuk ndëshkohet, por gradohet.
“Nëse është e vërtetë përfshirjen e saj e shoh brenda standardit të meritokracisë në PS. Pra nëse je një zyrtar që të emëron Edi Rama dhe administron paratë e qytetarëve, nëse ti vjedh gradohesh. Nga drejtor poste shkon deputet. Bie logjikës së funksionimit të PS”, deklaroi deputeti Këlliçi.