Misteri i resë në formë spirale - Bota Sot
Misteri i resë në formë spirale

Speciale

Misteri i resë në formë spirale

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 15:26
Re në formë spirale

Një re e çuditshme në formë spiraleje ka shkaktuar habi tek të gjithë, dhe shumë ekspertë nuk dinë si ta shpjegojnë. Askush nuk di se si u formua kjo re në këtë formë.

Një teori është se ajo në mund të jetë gjurmë avulli e një avioni apo e formuar nga lëshimi i ndonjë rakete. Kjo fotografi u realizua nga David Hargrave në Westbury të Anglisë. Reja me formë të çuditshme është krijuar pranë një zone stërvitore, ku ushtarë stërviten rregullisht ndërsa testohen edhe armë të rënda.

Një organizatë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes britanike nuk është në dijeni të asnjë trajnimi ushtarak që mund të ketë shkaktuar këtë fenomen. Deri tani ka mbetur mister se çfarë e ka shkaktuar gjurmën e avullit në formë spiraleje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...