A mund të ndalim dot një kometë të madhe të nisur drejt Tokës?

Speciale

A mund të ndalim dot një kometë të madhe të nisur drejt Tokës?

Më: 25 mars 2022 Në ora: 11:51
Ilustrim

Nëse një kometë apo se një asteroid me një diametër prej 10 kilometrash do të ishte në një kurs përplasjeje me Tokën, dhe do të na godiste brenda 6 muajsh…ne mund ta shpëtonim veten! Kjo është ajo që mësojmë nga një studim i fundit i Universiteti të Kalifornisë SantaBarbara në SHBA.

“Mos harroni të shihni lart!”, një titull që kujton filmin fantastiko-shkencor “Don’t Look Up”të vitit të kaluar me regjinë e Adam Mekej. Studimi synonte të kuptonte, nëse ne do të ishim në gjendje të shpëtonim veten, në rast se ekzistenca jonë në Tokë, do të kërcënohej nga përplasja në planetin tonë e një trupi qiellor.

Për ata që nuk e kanë parë, filmi është në fakt një alegori e asaj që ne (nuk) po bëjmë si kundërpërgjigje ndaj ndryshimeve klimatike. Komploti në këtë film është përmbledhtazi i tillë:pasi zbulojnë se pas 6 muajsh një kometë do të përplaset me Tokën, dy astronomë amerikanë nisin një garë me kohën për të shpëtuar njerëzimin, duke u përpjekur t’i bëjnë politikanët dhe njerëzit të kuptojnë seriozitetin e situatës.

Si dinosaurët

“Sipas llogaritjeve tona, do të ishte e mundur që ne të shpëtonim”- thotë Filip Lubin, një nga autorët e studimit. Por që ta artijmë këtë, nuk mund të kufizoheshim vetëm në devijimin e trajektores së asteroidit që do të vinte drejt nesh me një shpejtësi skëterrë, pasi nuk do të kishte mjaftueshëm kohë.

Përkundrazi ai duhet të shkatërrohet që gjatë rrugës. Studiuesit thonë se një kërcënim i këtij lloji, që vjen drejt nesh me një shpejtësi 40 km në sekondë, do të ishte i barabartë me shpërthimin e rreth 300.000 miliardë tonë tritol, dhe do të çlironte një energji 40.000 herë më të madhe se i gjithë arsenali bërthamor që ekziston sot në botë.

Një ngjarje e ngjashme, do të ishte e krahasueshme vetëm me atë të asteroidit “Chicxulub”, që 66 milionë vjet më parë shkaktoi zhdukjen e dinosaurëve, dhe një pjesë të madhe të jetës në Tokë.

Thërrmimi me armë bërthamore

Sipas studiuesve, për të shmangur katastrofën, duhet që 10 për qind e arsenalit bërthamor të botës të bëhet bashkë, dhe të niset në hapësirë ​​brenda një super–rakete, siç është Starship i SpaceX apo Sistemi i Nisjes Hapësinore të NASA-s.

Rreth 1 mijë predha depërtuese të armatosura me pajisje të vogla bërthamore, do të futeshin në raketë, e cila një muaj para përplasjes do të godiste asteroidin, duke bërë që ai të shpërbëhet në rrathë koncentrikë.

Duhet vepruar shpejt

Lëshimi i kësaj rakete, duhet të bëhet brenda një muaji nga zbulimi i objektit vrasës (pra 5 muaj para përplasjes së parashikuar me Tokës). “Kjo ide është e arsyeshme, por unë nuk e di nëse do të kishim mjaftueshëm kohë për ta zbatuar atë.

Në një skenar të tillë, ne duhet të jemi në gjendje të kombinojmë brenda 4 javësh të gjitha pajisjet e nevojshme bërthamore në një raketë. Unë nuk e di si mund të bëhet kjo”- thotë Detlef Koshni, nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA).

Lajmi i mirë është se të paktën tani për tani, ne nuk duhet që të shqetësohemi për shpëtimin e planetit nga asteroidët apo kometat: “Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar të paktën për 100  vitet e ardhshme”- thotë Ajn O’Brajan nga Universiteti i Gllasgout në Skoci. Me pak fjalë, për momentin të gjitha kërcënimet ndaj planetit tonë janë që të gjitha në Tokë./Bota.al/

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat