​Drita mbetet në Superligë, Flamurtari në Ligën e Parë

Sporti

​Drita mbetet në Superligë, Flamurtari në Ligën e Parë

Më: 11 qershor 2015 Në ora: 21:32

Drita do të jetë pjesë e Superligës edhe edicionin e ardhshëm.

Skuadra gjilanase, Drita e ka siguruar edhe një vit mbijetesën në Superligë, pasi ka mposhtur Flamurtarin në ndeshjen e barazhit.

Drita ka fituar vetëm pas gjuajtjeve të penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi baras 0:0, ndërsa vazhdimet 1:1.

Alban Bojniku shënoi për Flamurtarin në minutën e 95’të, ndërsa Drita e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 102’të me golin e Mensur Limanit nga pika e bardhë.

Gjastë gjuajtjeve të penalltive Drita ishte skuadër më e suksesshme, ku shënoi 3, ndërsa Flamurtari vetëm 1 nga katër gjuajtje.

Kujtojmë se kështu është kompletuar Superliga për edicionin e ardhshëm, pasi sot gjatë ditës Superligës i është bashkuar Gjilani, duke bërë kështu që Gjilani të jetë me dy skuadra në Superligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat