Kosova gati për dy sfida të vështira

Hendboll

Kosova gati për dy sfida të vështira

Nga: K.G. Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 16:47
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës është gati për dy përballjet e radhës, të cilat e presin në ditët në vijim.

Dardanët fillimisht do të përballen nesër me Belgjikën, ndërsa një ditë më vonë do të sfidojnë Rusinë.

Të dyja ndeshjet pritet të jenë tejet të vështira për Kosovën.

”Në arenën ’Aqua Life’ në Kranevo të Bullgarisë ka nisur Kampionati " IHF Nations Trophy".

Në ditën e parë Kombëtarja jonë ishte e lirë. Vajzat e Kombëtares po e përcjellin nga afër ndeshjen e rivaleve të grupit, Belgjikës e Rusisë.

Të enjten prej orës 15:30 përballemi me Belgjikën, në ndeshjen vendimtare për kalim në gjysmëfinale. Të premten luajmë me Rusinë.

Na pret kampionat shumë sfidues, por i rëndësishëm për zhvillim të mëtejmë”, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat