Kampionia e Ukrainës ndeshet me Çairin në EHF në Kupën Evropiane 

Hendboll

Kampionia e Ukrainës ndeshet me Çairin në EHF në Kupën Evropiane 

Nga: B.S. Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 11:55
Hendbollistet e ekipit shqiptar Çairi

Në selinë e Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF), u hodh shorti për çiftet e fazës së 1/8 së finales në Kupën Evropiane.

Hendbollistet e ekipit shqiptar Çairi do të përballen me kampionen e Ukrainës, Galichanka Lviv, e cila në dy raundet e mëparshme eliminoi skuadrën lituaneze Zhalgiris dhe ekipin H71 nga Ishujt Faroe, duke regjistruar nga dy fitore bindëse ndaj secilës skuadër.

Ndeshja e parë ndërmjet Çairit dhe Galichanka Lviv do të zhvillohet në Shkup, më 9 ose 10 janar, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet një javë më vonë në Poloni, ku skuadra ukrainase i zhvillon ndeshjet e saj si vendase.

Sipas mediumit maqedonas, “24 Rakomet”, ekipi i Çairit këtë vit ka treguar nivel të lartë dhe ka krijuar një reputacion të mirë. Ajo e kaloi pa luajtur raundin e dytë, ndërsa në raundin e tretë eliminoi skuadrën Kur nga Azerbajxhani, duke shënuar dy fitore në ndeshjet e zhvilluara në fushën kundërshtare.

Arritja më e madhe e Çairit deri më tani është kualifikimi në fazën e 1/8 së finales së EHF European Cup.
Prandaj, nëse arrin ta eliminojë Galichanka Lviv, skuadra e Çairit do të shkruajë një kapitull të ri historik në historinë e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat