Strugë, ndërpriten pesë koncesione për lëndë të para minerale në fshatin Labunishtë

Struga

Strugë, ndërpriten pesë koncesione për lëndë të para minerale në fshatin Labunishtë

Më: 27 maj 2020 Në ora: 14:54
Struga

“Janë marrë pesë koncesione për lëndë të para minerale, pothuajse të gjitha në rrethinën e fshatit Labunishtë, që të mbrohet shëndeti i qytetarëve dhe mjedisi jetësor”.

Këtë sot e kumtoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai deklaroi se koncesionet, në mënyrë të njëanshme janë ndërprerë, ndërsa të gjithë koncesionerët kanë të drejtë në afat prej 60 ditësh të dorëzojnë kërkesë te Ministria për lokacionet tjera nga lloji i njëjtë i lëndëve të para minerale, por paraprakisht do të duhet të sigurohen edhe mendime nga institucionet kompetente, duke e përfshirë edhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor.

“Me këtë realizohet edhe një premtim të cilin ua dhamë banorëve të Labunishtit për ndërprerjen e koncesioneve. Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ata vazhduan të dorëzojnë kërkesa për marrje të koncesioneve, duke thënë se pluhuri i shkaktuar gjatë shpërthimit, ndarjes dhe transportimit të lëndëve të para minerale dukshëm ua prish shëndetin”, tha Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat