Situata te “Petro Nini”, këngëtari i famshëm shqiptar: As në Siri nuk i shohim këto pamje - Bota Sot
Situata te “Petro Nini”, këngëtari i famshëm shqiptar: As në Siri nuk i shohim këto pamje

Tirana

Situata te “Petro Nini”, këngëtari i famshëm shqiptar: As në Siri nuk i shohim këto pamje

Më: 11 mars 2019 Në ora: 15:49
Foto

Ajo që po ndodh në një shtëpi përballë shkollës ‘Petro Nini’ në zonën e Tiranës së re, ka prekur jo pak njerëz.

Forca policie që nxjerrin njerëz nga shtëpitë e tyre, policë që arrestojnë qytetarë që mbrojnë të drejtën e tyre kanë bërë që reagimet të jenë të shumta.

Mes tyre ka ardhur edhe reagimi i këngëtarit shumë të njohur shqiptar, Dashnor Diko.

Ai shkruan në Facebook se këto janë pamje që nuk shikohen as në Siri.

Reagimi i Dashnor Dikos në Facebook:

Mos ma merrni Babin……..

Kjo eshte dhimbja me e madhe nga ky  regjim, keto pamje i shikoja ne luften e Sirise, mos more mos se po shkaktoni demin me te madh ne zemren e ketij femije, ai do mbaje mend gjith jeten e tij kete ngjarje saqe kur te rritet do ket akumuluar nje mllef shum te madh, janë disa ngjarje ne jete qe nuk harroen tek personi, kjo skene vlen shume per gjith popullin, mallkuar qofshin te gjith ata qe po rrenojne kete popull…

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...