“Veliaj jep 1 miliardë lekë për të betonizuar Parkun Rinia” - Bota Sot
“Veliaj jep 1 miliardë lekë për të betonizuar Parkun Rinia”

Tirana

“Veliaj jep 1 miliardë lekë për të betonizuar Parkun Rinia”

Më: 1 maj 2019 Në ora: 14:02
Ilustrim

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, akuzon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se jep 1 miliardë lekë nga taksat për të betonizuar Parkun Rinia.

Sipas saj, projekti i radhës është heqja nga kurora e gjelbër e Parkut Rinia e 6000m2 sipërfaqe gjelbërim.

Zhupa bën me dije se Bashkia Tiranë me 30 prill 2019 ka hapur procedurën e tenderimit me objekt “Rehabilitimi i Parkut Rinia” projekt i cili është parashikuar të ndërtohet brenda 8 muajsh kalendarike dhe përllogarititet të kushtojë në një fond limit 104 629 747 lekë.

“Duke ju referuar dokumenteve të tenderit përkatësisht projektit teknik të propozuar, ndërhyrjet konsistojnë në rikonceptimin e Parkut Rinia me qëllim ndërtimin e disa hapësirave të reja të emërtuara si sheshe, që s’janë gjë tjetër vetëm shtrim betoni. Atë që bashkia e Veliajt përpiqet ta propagandojë si një projekt modern, në të vërtetë nuk është asgjë tjetër veçse afera e radhës dhe betonizimi i të hapësirës së fundit të gjelbër pranë qendrës së Tiranës duke i hequr parkut një hapësire të gjelbër prej 6000 m2”, shkruan Zhupa.

Ajo kujton se në 30 dhjetor 2015, Bashkia ka miratuar edhe parkim nëntokësor, me katër kate poshtë Parkut Rinia, që sipas saj, “do të thotë betonizim edhe nëntokë dhe mbi tokë tek parku i vetëm i ngelur në qendër të Tiranës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...