Thaçi tregon se pse mund të fitojë Vetëvendosje në Podujevë

Aktuale

Thaçi tregon se pse mund të fitojë Vetëvendosje në Podujevë

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 21:57
Jusuf Thaçi

Opinionisti Jusuf Thaçi, ka thënë se VV mund të fitojë komunën e Podujevës, teksa ka përmbledhur një mori faktorësh të cilët, sipas tij, kanë rezultuar në rënie të LDK’së.

Thaçi, në emisionin ‘Pressing’ ka rikujtuar edhe numrin e votave në zgjedhjet e Kuvendit Komunal në Podujevë të dy kandidatëve aktual të dy partive politike.

“Nëse zbresim në nivel kandidatësh, të dhënat e vetme që keni në dispozicion se edhe Rudari edhe Bulliqi kanë qenë kandidat në Podujevë. Po shihet që në Podujevë Bulliqi i ka pasur afro 14 mijë vota , teksa z. Rudari me afro 4 mijë vota”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka treguar edhe arsyet që, sipas tij, ka pësuar rënie LDK’ja.

“Sondazhet tregojnë për një frymë të përgjithshme në përkrahje të lëvizjes Vetëvendosje, si dhe një trend ndëshkimi të LDK’së, për shkak të fiskulturave të rrëzimit të qeverisë, e qe besa edhe probleme të shumta që prej kur ka fillu qeveria e re”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër, ish-deputetja e LDK’së, Melihate Termkolli, ka thënë se partia e saj do të triumfojë në zgjedhjet e së dielës në Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat