Haxhi Shala thotë se djalin ia kanë kërkuar për ta bërë konsull

Aktuale

Haxhi Shala thotë se djalin ia kanë kërkuar për ta bërë konsull

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 23:38
Haxhi Shala dhe Flakron Shala

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala ka komentuar edhe një herë emërimin e djalit të tij, Flakron Shalës, si konsull i përgjithshëm në Pragë të Çekisë.

Shala mes tjerash ka treguar se djali i tij, Flakroni e kishte pyetur “a bën babë”, kur ishte emëruar si konsull në Pragë. Ai tha se djalin e tij e kishin kërkuar për atë pozitë.

“Kurrë, asnjëherë. Nëse del që unë e kam kushtëzu presidentin ose Ramushin me votë, asnjë ditë në politikë nuk rri. Une kam një familje të madhe, të gjithë janë të shkolluar përveç një djalë i vëllaut.

Djalin tim e kanë kërku me kanë aty. A bën babë, thashë babë bënë, po e di çfarë bëjnë mediat”, ka deklaruar Shala në Klan Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat