13 mijë e 543 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

13 mijë e 543 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 07:36
Ilustrim

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë prekur me koronavirus 37 mijë e 792 persona, ndërsa 975 kanë humbur jetën.

23 mijë e 274 janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 13 mijë e 543.

“Numri total i rasteve pozitive është 37.792 raste nga 139.699 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 975 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 584 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23.274 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.543”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat