Nga ekipi i Bulliqit: Presim rezultat të mirë

Aktuale

Nga ekipi i Bulliqit: Presim rezultat të mirë

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 19:39
Shpejtim Bulliqi

Pas orës 19:00 janë mbyllur Qendrat e Votimit në Podujevë, ku Nexhmi Rudari, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shpejtim Bulliqi, nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Naim Fetahu, nga Partia Demokratike e Kosovës, po garojnë për të zënë vendin e të parit të kësaj komune.

Nga Lëvizja Vetëvendosje tashmë kanë filluar ta shpallin fitoren.

Media ka kontaktuar me kandidatin e Vetëvendosjes Shpejtim Bulliqi, për të marrë ndonjë informacion lidhur me rezultatin.

Nga tabori i Bulliqit kanë deklaruar se rezultati do të jetë shumë i mirë.

“Rezultati do të jetë shumë i mirë. Ne do të ju informojmë gjatë një konference për media”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat