Melihate Tërmkolli përplaset fort me gazetarin, ja si e quan (Pamjet)

Aktuale

Melihate Tërmkolli përplaset fort me gazetarin, ja si e quan (Pamjet)

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 19:54
Lani dhe Tërmkolli

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli është përplasur me gazetarin Arsim Lani.

Gazetari Arsim Lani, i cili ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook bisedën përmes platformës “Viber”, ku mund të lexosh një sërë fyerjesh nga ana e Tërmkollit drejtuar gazetarit.

Gazetari duke se ka ftuar në studio Tërmkollin, por të njëjtës nuk i ka pëlqyer i ftuari tjetër që ishte i pranishëm në po të njëjtën ditë, për këtë arsye ajo e quan atë disa herë i pafytyre e bërllok.

Kurse, në shkrimin që ka publikuar gazetari, Tërmkolli edhe kërcënon gazetarin duke i thënë se “ke me pagu krejt këto”.

Gazetar i është kundërpërgjigjur duke thënë se “Ky ështe niveli i atyre qe ne “te pafytyrët” i ftojmë nepër studio televizive.

 “Ti je i pafytyrë, së pari nuk tregon kush është në emision, ti je i paftyrë së dytë që nuk e lexon në tërësi reagimin tim në FB, ti i pafytyrë, ti bërllok kur e din atë që ke thanë në fund të emisionit, ti i pafytyrë ke me pagu krejt këto, krejt mundin deri sa erdha aty dhe ftohjen që e mora pastaj, kush jeni more që luani me jetë të njerëzve, berlloga more!”, thuhet në mesazhin e Tërmkollit.

Ja shkrimi i tij në Facebook:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat