Gjykata e Hagës liston në aktakuzën e ish-liderëve të UÇK-së edhe rastin “Kleçka”

Aktuale

Gjykata e Hagës liston në aktakuzën e ish-liderëve të UÇK-së edhe rastin “Kleçka”

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 14:18
Foto ilustrim nga "Bota sot"/ Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Gjykata Speciale e Hagës ka zbardhur akuzat që rëndojnë mbi ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi të cilët po hetohen për krime lufte, rrëmbime, vrasje, zhdukej personash e të tjerë.

Sipas Prokurorisë së Specializuar, personat e lartpërmendur kanë torturuar, vrarë dhe zhdukur kundërshtarë të tyre, të cilët ishin damkosur si tradhtarë dhe serbë.

Gjykata Speciale i rikthehet rastit “Kleçka”, ku për këtë çështje është hetuar Fatmir Limaj, por që më pas u shpall i pafajshëm. Limaj akuzohej se kishte torturuar serbë dhe kundërshtarë të UÇK-së në Kleçkë të Lipjanit.

Në dosjen e Hagës thuhet se midis nëntorit 1998 dhe qershorit 1999, 20 të ndaluarit në Kleçkë, Lipjan u mbajtën në podrume me dysheme prej dheu, me mure me njolla gjaku, në kushte të këqija higjienike e sanitare dhe me kujdes mjekësor të pamjaftueshëm.

Një numër anëtarësh të UÇK-së rregullisht i rrahën të ndaluarit egërsisht dhe i keqtrajtuan ata psikologjikisht. Të ndaluarit, të cilëve ndonjëherë ua lidhnin sytë, u goditën me shkopinj, tuba dhe tela, shkelma, grushte dhe/ose u kërcënuan me vdekje.

Ata dëgjuan dhe panë keqtrajtimin e egër të të ndaluarve të tjerë. Të ndaluarit u morën në pyetje dhe u akuzuan se ishin policë serbë dhe bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe dhe mospërkrahës të UÇK-së. Ndër të ndaluarit kishte edhe persona me kombësi serbe. Në keqtrajtimin e të

ndaluarve në Kleçkë u përfshinë edhe një numër anëtarësh të tjerë të UÇK-së, ndër të cilët Fatmir Limaj. Disa të ndaluar u keqtrajtuan në vende të tjera, përpara se të arrinin në Kleçkë ose pas largimit nga Kleçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat