Hoti: Kërkohet mbikëqyrje rigoroze e zbatimit të masave anti - Covid!

Aktuale

Hoti: Kërkohet mbikëqyrje rigoroze e zbatimit të masave anti - Covid!

Nga: G.B Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 10:38
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar që të bëhet mbikëqyrje rigoroze e zbatimit të masave anti-Covid, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo kërkesë ka ardhur pas analizës së hollësishme me të gjitha institucionet kompetente për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19.

Hoti pas takimit me Zemajn, Krasniqin dhe Reçicën, ka kërkuar që të bëhen përgatitje intensive dhe koordinim për mbikëqyrje të respektimit të masave anti Covid -19, sidomos gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Postimi i tij i plotë:

Kërkohet mbikëqyrje rigoroze e zbatimit të masave anti - Covid!

Pas analizës së hollësishme me të gjitha institucionet kompetente për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, kam kërkuar nga inspektorati, policia dhe shtabet komunale, shtimin e angazhimit të përgjithshëm dhe zbatimin rigoroz të masave për parandalimin dhe menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19.

Në takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, atë Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe me përfaqësues të inspektoratit të policisë, atij farmaceutik, sanitar dhe inspektoratit shëndetësor, kërkova të bëhen përgatitje intensive dhe koordinim për mbikëqyrje të respektimit të masave anti Covid -19, sidomos gjatë periudhës së festave të fundvitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat