Seanca dëgjimore e Gjykatës Kushtetuese, Abrashi: Presim trajtim të paanshëm dhe objektiv të rastit

Aktuale

Seanca dëgjimore e Gjykatës Kushtetuese, Abrashi: Presim trajtim të paanshëm dhe objektiv të rastit

Nga: A.SH Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 17:40
Arban Abrashi dhe Blerim Sallahu

Sot është mbajtur seanca dëgjimore e Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e zgjedhjes së qeverisë Hoti.

Pjesë e seancës dëgjimore ishte edhe deputeti i VV-së, Artan Abrashi.

Ata edhe pse paraqitën argumentet e tyre, thotë se presim trajtim të paanshëm dhe objektiv të rastit.

Postimi në Facebook:

Në seancën dëgjimore online të Gjykatës Kushtetuese rreth kushtetutshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi, i dënuar për veprën penale me 1 vit e 3 muaj, i cili votoi për formimin e Qeverisë Hoti, më 3 qershor, sot u paraqitën argumentet tona përmes përfaqësuesit ligjor, Blerim Sallahu. Presim trajtim të paanshëm dhe objektiv të rastit. Shpresojmë që vendimi të jetë në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, i pandikuar nga politikat ditore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat