Balaj: Një profil i rrejshëm në “Facebook” po shantazhon me emër tim, drejtësia ta tregojë të vërtetën për dëmet që ia kanë shkaktuar Telekomit

Aktuale

Balaj: Një profil i rrejshëm në “Facebook” po shantazhon me emër tim, drejtësia ta tregojë të vërtetën për dëmet që ia kanë shkaktuar Telekomit

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 19:54
Lamih Balaj

Kryetari i Federatës Sindikale të punëtorëve të PTK-së, Lamih Balaj, ka reaguar me anë një postimi në FB, pasi që siç ka thënë ai, një profil i rrejshëm në Facebook “po shpërndan shantazhe në emër të tij.

Balaj thotë se këtë rast e ka paraqitur sot në Policinë e Kosovës, derisa i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit t’i hetoi të gjithë ata, që sipas tij, kanë nënshkruar kontrata të dëmshme në Telekom.

“Shkrimet me Fake profil në “Facebook”, s’munden t’na shantazhojnë me shpifje, pasi Unë dhe kolegët e mi jemi, do të mbesim të pozicionuar në anën e drejtë dhe presim që drejtësia do ta tregoj të vërtetën. Frika nga drejtësia s’i duket po i detyron disa persona te hapin Profile të rrejshme. Ne emër të FSP-PTK-s, sot kemi hapur rast në Policin e Kosovës ndaj profilit të rrejshëm dhe shantazhues. Edhe një herë kërkoi nga Prokuroria e Shtetit t’i hetoi të gjithë ata që kanë nënshkruar kontrata të dëmshme që e kanë sjell Telekomin në këtë gjendje, gjithashtu edhe Mua nëse e shohin të arsyshme”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Shantazhet janë të kota!
Tashme e një javë një profil i rrejshëm në “Facebook”,është duke u marruar me mua, respektivisht pozitën time si kryetar i Sindikatës dhe sot paska postuar në emër të punëtoreve, gjoja për lidhjet e mia dhe dëmet qe i’a kam shkaktuar Telekomit.
Postimet e tilla s’mund ta denigroj autoritetin tim dhe FSP-PTK-në për punën që kemi bërë në këto 6 vite sa jam në krye të federatës.

FSP-PTK e drejtuar nga unë, bashkë me organet drejtues, si rrjedhojë e kërkesës së punëtorëve kemi deponuar kontrata në prokurorinë e shtetit të cilat i kanë shkaktuar qindra miliona dëme Telekomit të Kosovës.
Këto dëme janë bërë nga njerëzit brenda, por edhe nga ata që janë jashtë Telekomit, ku përfshihen ish-kryeshefa dhe ish anëtarë të bordeve, të cilët kanë lejuar nënshkrimin e këtyre kontratave. Tash me jeni dëshmitar që kanë filluar të ngritën aktakuza ndaj dëmtuesve të Telekomit, të cilët ishin nënshkrues të kontratave të dëmshme dhe janë duke u hetuar lënde për të cilat Ne shpresojmë që shumë shpejtë drejtësia do ta thotë fjalën e vet.
Shkrimet me Fake profil në “Facebook”, s’munden t’na shantazhojnë me shpifje, pasi Unë dhe kolegët e mi jemi, do të mbesim të pozicionuar në anën e drejtë dhe presim që drejtësia do ta tregoj të vërtetën. Frika nga drejtësia s’i duket po i detyron disa persona te hapin Profile të rrejshme. Ne emër të FSP-PTK-s, sot kemi hapur rast në Policin e Kosovës ndaj profilit të rrejshëm dhe shantazhues. Edhe një herë kërkoi nga Prokuroria e Shtetit t’i hetoi të gjithë ata që kanë nënshkruar kontrata të dëmshme që e kanë sjell Telekomin në këtë gjendje, gjithashtu edhe Mua nëse e shohin të arsyshme.
Po ashtu, i bëj thirrje personit që ta shpalos fytyrën e vërtetë.
Unë jam publikisht duke u përball me krimin dhe shantazhuesit dhe të gjitha faktet që ka ndaj meje dhe FSP-PTK s t’i dërgoj në Prokurorin e Shtetit dhe të përballemi me drejtësinë.
Unë asnjëherë s’jam frikësuar ndaj askujt, çdo gjë që e kam bërë e kam bërë me fytyrë, emër e mbiemër. Prandaj, edhe personit që e atakon emrin tim i bëjë thirrje, ta bëjë këtë publikisht, në medie në cilindo debat apo cilindo televizion dhe mos të fshihet së pari nga vetvetja, e pastaj nga publiku.
Me respekt
Lamih Balaj
Kryetar i FSP-PTK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat