A do të dalë emri i presidentit nga tryeza e partive politike?

Aktuale

A do të dalë emri i presidentit nga tryeza e partive politike?

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 23:18
Presidenca e Kosovës

Ka një muaj që postin e presidentit të Kosovës, po e ushtron kryetarja e Kuvendit.

Vjosa Osmani po e ushtron këtë pozitë, pas dorëheqjes së ish presidentit Hashim Thaçi.

Ndërkohë, që partitë politike ende nuk janë afër konsensusit për të zgjedhur dikë në këtë pozitë.

E për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje, kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar një tryezë që pritet t’i mbledhë të gjitha partitë politike.

 “Nuk jemi ulur në tryezën e partive politike për të parë së pari a ka vullnet të zgjidhet një president dhe nëse ka vullnet, cilat janë propozimet e partive politike. E dimë propozimin e AAK-së tash po duket edhe të PDK-së besoj në ditët e ardhshme do të organizohet kjo tryezë ta shohim se si mund të shkojmë… Është vështirë të them se vetëm në tryezë mund t’i gjejmë ato zgjidhje, besoj që në ditët e ardhshme mund ta dimë“, ka thënë Avdullah Hoti, Kryeministër i Kosovës.

Deri me tani vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nominuar zyrtarisht kandidatin e saj për postin e presidentit.

Bëhet fjalë për Rmaush Haradinajn, ndërsa nga ky subjekt politik janë të prerë se nuk do të përkrahin kandidaturë të dikujt tjetër.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës që së fundmi ka bërë ne dije se do të përkrah Ligjin për Rimekëmbje Ekonomike, bëjnë me dije se nuk kanë ujdi me askë për postin e presidentit.

Madje edhe kjo parti do të përkrah vetëm një kandidat të propozuar nga ta.

Ndërkohë njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë se prapa votave të PDK-së mund të fshihet përfshirja e saj në Qeveri apo edhe çështja e presidentit të Kosovës.

Vjosa Osmani mund të ushtroj postin e presidentit për një periudhë gjashtë mujore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat