Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19

Aktuale

Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar sot edhe 560 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.620 mostrave.

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 6 raste (75, 74, 68, 66, 61, 48 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Pejë 2 raste (71, 72 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Istog 1 rast (64 vjeç).

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 198 raste, Gjilan 54 raste, Mitrovicë 46 raste, Ferizaj 32 raste, Fushë-Kosovë 28 raste, Lipjan 23 raste, Podujevë 21 raste, Drenas 18 raste, Prizren 18 raste, Pejë 17 raste, Gjakovë 15 raste, Kamenicë 13 raste, Viti 11 raste, Vushtrri 11 raste, Obiliq 9 raste, Malishevë 7 raste, Suharekë 7 raste, Istog 5 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Shtime 4 raste, Skenderaj 4 raste, Deçan 3 raste, Kaçanik 3 raste, Dragash 1 rast, Kllokot 1 rast, Zubin-Potok 1 rast”, ka njoftuar IKSHPK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat