Zbulohen detaje të pathëna nga marrëveshja e Oslos: Ky njeri e dinte 100% se do të vritej Ahmet Krasniqi

Aktuale

Zbulohen detaje të pathëna nga marrëveshja e Oslos: Ky njeri e dinte 100% se do të vritej Ahmet Krasniqi

Nga: P.R Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 13:42
Ahmet Krasniqi me ushtarët e tij

Ish bashkëpunëtori i ngushtë i kolonel, Ahmet Krasniqit, publicisti Sefedin Krasniqi ka vazhduar që në faqen e tij në facebook, të zbulojë detaje të pathëna nga vitet e luftës në Kosovë.

Së fundi, Krasniqi ka shkruar lidhur me marrëveshjen e Oslos, duke treguar edhe rolin e Adem Demaçit.

“Kushti kryesor i Adem Demaçit, si pjesëmarrës nga ana e UÇK-ë, për një bashkim të përgjithshëm nën një komandë, ka qenë kërkesa e tij drejtuar Ahmetit që ta rrezojë Rugovën dhe Demaçi të bëhej Prisident i Kosoves. Ahmeti i kishte propzuar postine Ministrit të Mbrojtës e vetë do ta mirrte postin e Shefit të Shtabit”, ka shkruar ndër tjerash Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, Adem Demaçi e kishte ditur që ishte përgatitur vrasja e Ahmet Krasniqit.

“A e ka ditur Demaçi që ishte përgatitur vrasja e Ahmet Krasniqit? PO 100%. Ja pse. Ditën kur është vrarë Ahmeti, më 21 shtator 1998, nëpërmes TVSH, është lajmëruar se Demaçi ka marrë pushim mjekësor, sepse kishte probleme me zërin. Dy ditë më vonë i “erdhi zëri”! Ose, së paku pse nuk shprehu asnjë të vetmen herë as ngushëllime as keqardhe për vrasjen e tij”, shkruan Sefedin Krasniqi.

Postimi i plotë:

(Mos)marrëveshja e Osllos, thashethemë e këndshme apo e vërtetë e hidhur!?

1. Kjo marrëveshje ka qenë fund e krye një kurth i madh. Janë thënë shumë gjëra me të cilat nuk dua të merrem, për faktin se nuk është thënë ajo kryesorja. Cili ka qenë ai kusht? Kushti kryesor i Adem Demaçit, si pjesëmarrës nga ana e UÇK-ë, për një bashkim të përgjithshëm nën një komandë, ka qenë kërkesa e tij drejtuar Ahmetit që ta rrezojë Rugovën dhe Demaçi të bëhej Prisident i Kosoves. Ahmeti i kishte propzuar postine Ministrit të Mbrojtës e vetë do ta mirrte postin e Shefit të Shtabit. Pra, Ahmeti nuk kishte pranuar në asnjë mënyrë ta luftojë Rugovën, jo pse ishte anëtar I LDK-së, që në fakt nuk ishte as s’kishte qenë kurrë, por sepse ai i respektonte institucionet, siç thonte, “më mire institucione të dobëta, sesa anarki”. Megjithatë, për respektin që kishte ndaj Adem Demaçit, i kishte premtuar që pas çlirimit do të ndërmjetësonte te Rugova dhe do të bënte gjithçka që Demaçi të zgjidhej President i Kosovës.

A e ka ditur Demaçi që ishte përgatitur vrasja e Ahmet Krasniqit? PO 100%. Ja pse. Ditën kur është vrarë Ahmeti, më 21 shtator 1998, nëpërmes TVSH, është lajmëruar se Demaçi ka marrë pushim mjekësor, sepse kishte probleme me zërin. Dy ditë më vonë i “erdhi zëri”! Ose, së paku pse nuk shprehu asnjë të vetmen herë as ngushëllime as keqardhe për vrasjen e tij.

2. Këtë e vërteton fakti që Demaçi e kishte prishur edhe pëlqimin e Rugovës për emërimin e Mehmet Hajrizit për KM të Kosovës. Pra, Rugova, një paraditë e kishte pranuar Hjarizin për KM, kah mesdita dikush e kishte lajmëruar Demaçin për pëlqimin e Rugoves dhe Demaçi pa hezituar kishte thënë: “Kojo nuk mjafton, Rugova duhet të shkojë krejt nga politika”. Rugova, e dëgjon këtë reagim destruktiv dhe hidhërohet. Prandaj e kishte bojkotuar takimin që ishte caktuar të mbahej pas dreke kah ora 16:00. Pra, shkon fare në tkim për ta dhënë nënshkrimin e vet. Gjithçka bjen në ujë!

3. Nëse Albin Kurti e spjegon ndonjëherë pse për një kohë u hidhëruan me Adem Demaçin, jam fot i bindur se ka qenë kërkesa e Demaçit të propozohet për President nga ana e Vetëvendosjes. Këtë gjë Albini s’e ka pranuar, prandaj një kohë të gjatë nuk kanë komunikuar.

Thelbin e këtij hidhërimi e ka ditur Thaçi dhe për një kohë ia “vodhi” Albinit, Demaçin për t’ia kthyer më vonë!

Pasi jemi këtu, mos të kalojmë pa e përmendur që as Albini nuk ka shprehur kurrë ngushëllime as keqardhje për vrasjet e shqiptarëve të pafajshëm nga vetë shqiptarët.

NB: Rifat Haxhiut shkruan:

“Te pakten dy here gjate gushtit dhe shtatorit 1998, me kerkese te Bukoshit dhe te Isa Mustafes, Ahmet Krasniqi me Hilmiun kane marre mbi 3 milion DM ne Dardania banke dhe i kane dorezu Xhavit Halitit.

Tani shumen e sakte nuk eshte veshtire me gjete sepse duhet te egzistojne gjurmet e tranzakcioneve.

Per te dyja heret do te duhej te kishte edhe dokumente te shkruara ne arkiven e Ministrise se Mbojtjes te Republikes se Kosoves te asaj kohe.

Njerin nga dokumentet, ate te gushtit, 1998 e kam pa edhe vete, por kane kaluar shume vite dhe shuma e sakte nuk me kujtohet; sigurte ishtin mbi 3 milion DM. Dokumenti per pranim dorezim eshte shypur ne zyren ku ishin Prend Mehmeti dhe Mersin Hajrizi, te rruga e Elbasanit. Nga Ministria e Mbrojtjes ne ate dokument jane nenshkruar Ahmet Krasniqi dhe Hilmiu ».

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat