Ibrahim Kelmendi në Speciale tregon vrasjen që e koordinoi Azem Syla: Ja pse u vra Ilir Konushevci

Aktuale

Ibrahim Kelmendi në Speciale tregon vrasjen që e koordinoi Azem Syla: Ja pse u vra Ilir Konushevci

Nga: Ibrahim Kelmendi Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 18:01
Azem Syla

Akoma më tragjik ishte komploti serb në fshatin Gorazhdec të Pejës. Më 13 gusht 2003 u vranë dy dhe u plagosën 4 fëmijë sebë: Ivan Jovović (19) dhe Pantelija Dakić (12) u vranë, ndërsa Đorđe Ugrenović (20), Bogdan Bukumirović (14), Marko Bogićević (12) dhe Dragana Srbljak (13) u plagosën rëndë. Prokurori Flamur Kelmendi, në Prokurori të Pejës, më pat thënë, në konfidencë, se vrasësi ishte serb, por UNMIK-u ua ka ndaluar të informojnë. Për atë rast u thirr menjëherë mbledhje e Këshillt të Sigurimit të OKB-së.

Pra, edhe ajo vrasje dukej se ishte bërë nga kriminelët e BIA-së.

Masakrën e 14 dhjetorit 1998, në lokalin “Panda”, në Pejë, në ndërkohë e ka dekonspiruar vetë presidenti i Serbisë Vuçiq. Aty janë vrarë 6 të rinj serbë dhe malazezë. Për këtë vrasje, institucionet millosheviqiane e kanë akuzuar UÇK-në. Janë burgosur, maltretuar e gjykuar shumë shqiptarë.

Tashmë, kundër atij krimi askush nuk po ankohet në Serbi, por as miqtë ndërkombëtarë të Serbisë, si Dic Marty, nuk po e “numërojnë” më si krim të UÇK-së. Fatkeqësisht, këtë krim nuk më besohet se do ta procedojë për hetim as ZPS-ja, me arsyetim se nuk është në Raportin e Dik Martit...

I solla këto raste që të dihet se shërbimet serbe, në kuadër të luftës së tyre speciale, diversioniste, nuk i kanë kursyer as fëmijë serbë, sepse me vrasjen e tyre arrinin më shumë suksese. Aq më pak i kanë kursyer shqiptarët. Ato shërbime vetëm kanë zgjedhur, cili shqiptar duhet të vritet, kur dhe ku, që të nxisin sa më shumë armiqësi në mes të shqiptarëve dhe t’i ofrojnë botës “fakte” se UÇK-ja ka vrarë edhe kundërshtarë politikë shqiptarë.

Në kaudër të kësaj taktike, por edhe për ta sabotuar furnizimin e UÇK-së me armë nga Shqipëria, duhet të jetë vrarë në Shqipëri, më 9 maj 1998, edhe Komandanti i UÇK-së, Ilir Konushevci.

Edhe ish-kryetari i Lëvizjes dhe komisari i UÇK-së, Behajdin Allaqi, është “zhdukur” më 11 qershor 1998; është “sekret publik” në Kosovë, siç përdorët si zhargon për raste të ngjashme, se Behajdinin e ka arrestuar Policia Ushtarake e UÇK-së dhe ia ka dorëzuar të prangosur Hashim Thaçit...

Edhe gazetari Enver Maloku është vrarë më 11 janar 1999, për bindjen time, po me urdhër RDB-së së Serbisë, për hakmarrje kundër tij, sepse u pozicinua pro përkrahjes së UÇK-së, dhe për të nxit huti e armiqësi mes UÇK-së dhe pacifistëve rugovistë. Edhe qindra vrasje politike janë bërë pas përfundimit të luftës, shumica e të cilëve ishin pjesëtarë të UÇK-së. Disa ishin edhe personalitete të LDK-së.

Fatkeqësisht lufta speciale në Kosovë ka zhurmuar vetëm për të vrarët që ishin pjesëtarë të LDK-së, por jo edhe për vrasjet e pjesëtarëve të UÇK-së! Pra, Serbia dhe Dick Marty i kanë “problematizuar” vetëm vrasjet e LDK-istëve, por jo edhe vrasjet e pjesëtarëve të UÇK-së.

Nëse vëllai im, Qerimi, do të kishte qenë serb apo pjesëtar i LDK-së, vrasjen barbare të tij Serbia do ta “problematizonte” deri edhe në Këshill të Sigurimit të OKB-së! Edhe vrasja e Ibush Kllokoqit, më 6 gusht 1999, duhet të ketë qenë vrasje e RDB-së serbe, por kësaj radhe rezulton se vrasjen duhet ta ketë koordinuar Azem Syla, pjesëtar i NPK-së dhe mashtrues – se ishte komandant i përgjithshëm i UÇK-së.

Ibush Kllokoqi ka qenë shef i SDB-së të KSA të Kosovës për Prishtinë dhe ka pas informacion për spiunët e SDB-së. Kjo vrasje është zbuluar dhe gjykuar në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat