Ramush Haradinaj “kapet” me familjarët e zyrtarit të vrarë të LDK-së, këta të fundit i kundërpërgjigjen

Aktuale

Ramush Haradinaj “kapet” me familjarët e zyrtarit të vrarë të LDK-së, këta të fundit i kundërpërgjigjen

Nga: N. H Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 23:32
Haki Imeri dhe Ramush Haradinaj

Familja e Haki Imeri, veprimtarit të vrarë të LDK-së, ka reaguar përmes llogarisë në rrjetin social në Facebook, lidhur me disa deklarata të kreut të Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Siç kuptohet, ish-kryeministri Haradinaj në një intervistë që sonte ka pasur në një televizion publik, ka përmendur edhe familjen e ish-anëtarit të vrarë të LDK-së.

E, këta të fundit, i janë përgjigjur Haradinajt, duke thënë se çfarë po i pengon këtij të fundit llogaria e tyre me emrin “Haki Imeri” në rrjtet sociale.

Ja shkrimi i plotë në Facebook:

Sonte në Debat Plus te Ermal Panduri tema ishte:

Kushti i AAK-së?

Mysafir ishte z. Ramush Haradinaj

Çka ka lidhje FCB i Haki Imerit dhe postimet në këtë Fcb me temën që ishte sonte:

Kushti i AAK-së?

Kjo është pyetja e parë për kandidatin e AAK-së, për president z. Ramush Haradinaj.

2. Çka po të pengon në postimet tona z. Haradinaj?

3. Ne kemi respekt për luftën që ke bërë kundër regjimit të Millosheviqit, por për të tjerat do të të vlerësojë historia...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat