“Trepça” blen eksploziv në vlerë gjysmë milioni euro

Aktuale

“Trepça” blen eksploziv në vlerë gjysmë milioni euro

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Ndërmarrja Publike Trepça do të ndajë gjysmë milioni euro për t’u furnizuar me eksploziv.

Përmes njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik, “Trepça” ka bërë me dije se eksplozivi po i nevojitet për Minierën e Stantërgut.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 519 mijë e 650 euro, derisa kohëzgjatja e kontratës është për 12 muaj.

Image

Për këtë tender ishin pranuar ofertat e dy kompanive, por që në fund fituese është shpallur kompania “Ex Projekt”.

Kontrata është dhënë më 7 dhjetor, derisa nënshkrimi i saj është planifikuar të bëhet me 11 dhjetor të këtij viti.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftimin e publikuar në KRPP.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat