Kosova u paraqit me fusnotë, Haradinaj e telefonon menjëherë ambasadorin e Malit të Zi

Aktuale

Kosova u paraqit me fusnotë, Haradinaj e telefonon menjëherë ambasadorin e Malit të Zi

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 19:51
Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ferhat Dinosha

Ministria e Jashtme e Kosovës është vënë në veprim pasi që në një dokument të ministrisë së Shëndetësisë në Mal të Zi, Kosova u paraqit me fusnotë.

MPJ me anë të një komunikate për media ka thënë se ministrja Haradinaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha.

“Ministrja Haradinaj-Stublla me këtë rast u interesua për përmbajtjen e një dokumenti të Ministrisë së Shëndetësisë të Malit të Zi, në të cilin Kosova shfaqej me fusnotë. Sipas informatave zyrtare që ka pranuar MPJD, përmes kanaleve diplomatike, fusnota ishte vendosur aty jo qëllimisht, si një gabim i cili u përmirësua shpejtë”, thuhet në komunikatë.

Edhe Dinosha, sipas komunikatës ia ka komunikuar Haradinajt se bëhet fjalë për një gabim teknik, ashtu siç u sqarua edhe më herët nga qeveria e Malit të Zi.

Postimi i plotë:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi pasditen e sotme një bisedë miqësore telefonike me Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, z.Ferhat Dinosha.

Ministrja Haradinaj-Stublla me këtë rast u interesua për përmbajtjen e një dokumenti të Ministrisë së Shëndetësisë të Malit të Zi, në të cilin Kosova shfaqej me fusnotë. Sipas informatave zyrtare që ka pranuar MPJD, përmes kanaleve diplomatike, fusnota ishte vendosur aty jo qëllimisht, si një gabim i cili u përmirësua shpejtë.

Në bisedë me Ministren Haradinaj-Stublla, Ambasadori Dinosha tha se është njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi se bëhet fjalë për gabim teknik.

“MPJ e Malit të Zi përmes një telefonate zyrtare më njoftuan se bëhet fjalë për një gabim teknik i cili u përmirësua dhe për të cilin është njoftuar tanimë edhe opinioni publik”, u shpreh Ambasadori Dinosha.

Shefja e diplomacisë kosovare, nga ana e saj, shpreh përkushtimin e Kosovës, përfshirë të Kryeministrit, z. Avdullah Hoti dhe U.D Presidentes, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, për intensifikim të bashkëpunimit me Malin e Zi, si një ndër vendet që ka njohur me kohë realitetin dhe shtetin e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat