​Specialja cakton seancë të re për Thaçin dhe të tjerët

Aktuale

​Specialja cakton seancë të re për Thaçin dhe të tjerët

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 10:12
Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi; foto ilustrim nga "Bota sot"

Gjykata Speciale ka caktuar seancë të re ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Seanca është caktuar më 17 dhjetor në orën 11:00.

E njëjta do të jetë si lloj konference mbi ecurinë e çështjes, ashtu siç ishte mbajtur më 18 nëntor.

Gjyqtari i procedurës paraprake me këtë rast ka kërkuar nga mbrojtja që të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor në orën 16:00.

Po ashtu, ka kërkuar nga Prokuroria e Specializuar që të njëjtat t’i dërgojë deri më 14 dhjetor në orën 16:00.

 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat