Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministri në Qeverinë Kurti, i ka reaguar kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas deklaratës se Vjosa Osmanit i kanë mbetur vetëm votat e duetit “Haxhi Avdyli dhe Haki Abazi”, pasi që sipas tij të tjerët i ka zhgënjyer.
Abazi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Mustafës një ushtri e ndryshimit po i duket duet.
Tutje ai ka deklaruar se ndërdija e Mustafës po flet nga frika, pasi që sipas tij ai nuk nuk guxon ta mendojë faktin që në zgjedhjet e ardhshme VV do të jetë forca politike që do e transformojë shoqërinë shqiptare pa Rakiqin dhe pa të.
E lidhur me këtë deklaratë të Abazit, ka reaguar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ku ka ofenduar Abazin duke e quajtur ndyrësirë e poçavër, “që nuk e pastron as me domestos”.
“Ndyrësirën e poçavrave si Haki Abazi nuk e pastron as DOMESTOS ....”, ka shkruar ai në Facebook.