Për dy ditë mbi 270.000 persona kanë aplikuar në Trust për tërheqjen e 10-përqindëshit

Aktuale

Për dy ditë mbi 270.000 persona kanë aplikuar në Trust për tërheqjen e 10-përqindëshit

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka publikuar të dhënat për tërheqjen e 10 përqindëshit në dy ditët e para.

Sipas njoftimit, që nga e premtja e deri tani kanë aplikuar 270.046 persona.

Nga kjo shifër, përfitues të shumave deri në 10 Euro janë 5.779 persona, kurse të shumave mbi 4.000 Euro janë 1.318 persona,

Aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Fondi i Kursimeve Pensionale ka filluar të premten dhe që atëherë është përcjellë me probleme, madje në faqen e trustit ka pasur edhe sulm kibernetik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat