​Paralajmërohen protesta nëse nuk paguhen punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit nëpër spitale e QKMF

Aktuale

​Paralajmërohen protesta nëse nuk paguhen punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit nëpër spitale e QKMF

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 15:50
Jusuf Azemi

Rreth dy mijë punëtorë teknikë të spitaleve të Kosovës që nga dita e hënë kanë hyrë në grevë. Ata po kërkojnë pagesa shtesë nga Qeveria e Kosovës.

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit edhe sot po vazhdojnë grevën nëpër Qendrat e Mjekësive Familjare.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi thotë se janë të vendosur që të vazhdojnë grevën derisa Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës të plotësojnë kërkesat e tyre për këta punëtorë.

Azemi në një konferencë për media të mbajtur sot tha se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Qeveria për përfshirjen e tyre në pakon për rimëkëmbje ekonomike, ani pse gjatë ditës së djeshme ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se do të shohin mundësitë buxhetore dhe gjatë ditës së sotme do t’i njoftojnë për vendimin e marrë.

E nëse nuk do të ketë ndonjë marrëveshje dhe punëtorët nuk do të paguhen atëherë, Azemi paralajmëron edhe protesta.

Ndërsa thotë se në rast se nuk ka asnjë marrëveshje, dhe nuk paguhen këta punëtorë, do të ketë edhe protesta.

Azemi: Do të vazhdoj greva

“Ne sipas marrëveshjes dje që kemi pasur me ministrin Zemaj dhe drejtorin e ShSKUK-së, që së paku deri sot në mesditë të dalim me një qëndrim përfundimtarë se si do të bëhet bartja e mjeteve. Deri më tani nuk kemi një informacion nga ta, dhe nuk e dimë se pse. Andaj ne në bazë të vendimeve që kemi do të vazhdojmë në grevë derisa të vijmë në një përfundim të marrëveshjes, pasi që nuk e dimë se pse është shtyrë kjo marrëveshje”, deklaroi Azemi.

Sipas Azemit gjendja nëpër spitale është rënduar dhe se punëtorët kanë refuzuar që të pastrojnë ambientet e spitaleve.

Azemi: Punëtorët po refuzojnë të pastrojnë

“Në disa spitale gjendja është shumë alarmante edhe përkundër propozimeve tona që së paku të bëhet një pastrim i ambienteve, ata neve na refuzojnë sepse thonë se duan t’i respektojnë rregullat e ligjit mbi grevën dhe shpresojmë që shumë shpejt të vetëdijesohen akterët që janë të kyçur dhe të përfundojmë këtë proces sa më shpejt”, thotë ai.

Tutje ai tha se nuk arrihet ndonjë marrëveshje për përfshirjen e këtyre punëtorëve në pako për rimëkëmbje, atëherë do t’i barrakadojnë institucionet.

Azemi: Do të barrikadohen institucionet shëndetësore

“Kjo javë duhet të shkoj kështu, dhe në fund të javës duhet të thirret këshilli i përgjithshëm... Versioni i parë do të jetë barrikadimi në institucionet shëndetësore, fatkeqësisht edhe sot jemi duke ardhur deri te ajo. E dyta është protesta.. sepse këta punëtorë duhet të paguhen, qysh e ka pranuar edhe Ministri i Shëndetësisë dhe organet relevante”, ka thënë Azemi

Azemi ka thënë se një kompani që kryen shërbime në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare, ka bërë presion tek punëtorët ku iu ka lëshuar njoftim se për çdo ditë të humbur do t’u hiqet punëtorëve nga 20 euro nga paga e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat