Serish dështon Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së

Aktuale

Serish dështon Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 11:16
Kuvendi i Kosovës

Në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës sërish nuk është votuar në parim Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Pro këtij ligji kanë qenë vetëm 27 deputet, ndërsa asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Po ashtu në këtë seancë të kryesuar nga Arbërie Nagavci, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit nuk është hedhë në votim pasi kërkohet të votat e 2/3, e që për këtë nuk pati kuorum.

Edhe votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim nuk pati kuorum për votim.

Një ashtu ka ndodhur edhe për votimin e Projektligjit për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan.

Kryesuesja e seancës Arbërie Nagavci tha se meqenëse nuk janë të pranishëm deputet e partisë jo shumicë nuk ka kuorum të mjaftueshëm për votimin në parim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë.

Deputetët po ashtu nuk arritën ta votojnë në parim as Projekt Kodin Civil të Republikës së Kosovës pasi nuk pati vendim marrje.

Në këtë seancë Taulant Kryeziu nga VV sot është betuar si deputet i ri, i cili ka zënë vendin e ish-deputetit Shpejtim Bulliqi, i cili është zgjedhur kryetar i Podujevës në zgjedhjet e 29 nëntorit.

Seanca është ndërpre derisa ishte heshtur në votim projektligji për automjetet, kur deputetët e VV-së me shumë zhurmë protestuan dhe kërkuan të mos futet në seancë zëvendës kryeministri Driton Selmanaj.

Kryesuesja Arbërie Nagavci ka kërkuar pauzë 10 minuta dhe ftoj shefat e GP-ve për konsultim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat