Zotohet Basha: Pas 25 prillit do të ketë kthesë rrënjësore në marrëdhëniet mes Prishtinës e Tiranës

Aktuale

Zotohet Basha: Pas 25 prillit do të ketë kthesë rrënjësore në marrëdhëniet mes Prishtinës e Tiranës

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 11:44
foto nga vendi ngjarjes

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, e ka nisur ditën e tretë të vizitës në Shqipëri me takimin me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pas takimit Basha tha se në këtë takim kanë shkëmbyer mendime për gjitha zhvillimet që kanë ndodhur, e ku nënvizoi mbështetjen e PD-së për institucionet e Kosovës.

Basha ka theksuar se raportet ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës do të pësojë ndryshim pas 25 prillit.

Madje ai në konferencën e përbashkët me Osmanin foli edhe për rezolutën për të dënuar gjenocidin serbë në Kosovë.

“Kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë t’i uroj mirëseardhje në Tiranë dhe në selinë e Partisë Demokratike Shqipërisë, kryetares së Kuvendit dhe ushtrueses së presidentes së detyrës. Vjosa Osmani. Dua ta falënderoj nga zemra për pritjen shumë të ngrohtë që më rezervoi gjatë vizitës sime në Prishtinë në korrik. Shumë ngjarje kanë ndodhur që nga ai moment dhe kam pasur rastin dhe privilegjin që të shkëmbejmë mendime për të gjitha këto zhvillime me Vjosa osmani. Shkurtimisht dua të ndahem në tri prej tyre. Sëpari domosdoshmërinë për një qëndrim të unifikuar ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës në arenën ndërkombëtare sa i përket gjithçka që lidhet me Kosovën. Dua të përsërisë para mediave dhe opinionit publik, para Osmanit dhe institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës zotimin tim dhe PD se pas 25 prillit do të ketë një kthesë rrënjësore, një ndryshim rrënjësor të qasje së Tiranës në mbështetje totale të institucioneve të Kosovës dhe me vendosjen e marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri në rrafsh të parë duke zhbërë edhe atë që Komisioni Evropian ka konstatuar se një rënie bashkëpunimi midis Tiranës dhe Prishtinës çka është e papranueshme për Partinë Demokratike”, tha Basha.

Basha tha edhe se si PD kanë bërë gjithçka për pavarësinë dhe njohën e Kosovës ndërkombëtarisht.

“Në themel të ekzistencës sonë ka qëndruar gjithmonë çështja kombëtare. Jam krenar që personalisht dhe si pjesë e PD kemi bërë gjithçka për pavarësinë e Kosovës dhje njohjen e saj ndërkombëtare dhe jam jashtëzakonisht i brengosur nga fakti që në një kohë të vështirë të Kosovës, Prishtina zyrtare dhe institucionet e saj nuk e ka mbështetjen që duhet të ketë nga Shqipëria. Kjo do të ndryshoj dhe në këtë kuadër zotohem që Kuvendi i ri i Shqipërisë do të miratojë jo thjesht dhe vetëm, me vonesë madje, rezolutën për të dënuar gjenocidin serbë në Kosovë por edhe një kuadër të veçantë që do të obligojë të gjitha institucionet e Shqipërisë të jenë edhe njëherë në mbështetje totale të institucioneve të Republikës së Kosovës siç ka qenë rastit deri para pak vitesh. Ne nuk mund të lejojmë që historia të rishkruhet nga agresoret”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat