Profesori shqiptar: E turpshme ajo që i ndodhi Vjosa Osmanit në Shqipëri

Aktuale

Profesori shqiptar: E turpshme ajo që i ndodhi Vjosa Osmanit në Shqipëri

Nga: A.Zh Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 18:26
Vjosa Osmani

Presidentja në detyrë Vjosa Osmani, ka qëndruar për tri ditë me radhë për vizitë në Shqipëri.

Ajo gjatë vizitës atje ka zhvilluar shumë takime me zyrtarët më të lart shtetëror.

Por, një gjë e pakëndshme i ndodhi Osmanit. Mediat në Shqipëri kanë raportuar sot se kryeparlamentarja e Kosovës, ka kërkuar varrin e xhaxhait të nënës së saj, për të vendosur lule.

Por, ajo nuk e kishte këtë mundësi, pasi ai nuk kishte varr. Këtë e ka quajtur të turpshme profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shqipëri Enver Bytyçi, përcjell Bota sot.

Bytyçi ka thënë se Shqipëria duhet të kërkojë ndjesë për zhdukjen fizike, vrasjet e burgosjet e qindra qytetarëve të Kosovës gjatë 45 viteve të regjimit diktatorial të Hoxhës, përfshirë të afërmit e Osmanit.

Postimi i Bytyçit në Facebook:

Serbia duhet të kërkojë ndjesë për krimet mizore që ka bërë në Kosovë. Por, edhe Shqipëria duhet të kërkojë ndjesë për zhdukjen fizike, vrasjet e burgosjet e qindra qytetarëve të Kosovës gjatë 45 viteve të regjimit diktatorial të Hoxhës, përfshirë të afërmit e Vjosa Osmanit!

Ishte e turpshme që presidentja në detyrë e Kosovës të mos gjente varrin e xhaxhit të nënës së saj për të vënë një tufe lule në kujtim të tij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat