"Qeveria e përdori Driton Selmanaj sepse nuk i ka numrat"

Aktuale

"Qeveria e përdori Driton Selmanaj sepse nuk i ka numrat"

Nga: H.O. Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 21:32
Avdullah Hoti / Driton Selmanaj

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi në një postim të tij në Facebook shkruan se Qeveria Hoti e ka përdorur Driton Selmanaj.

Sipas tij, kjo erdhi për shkak se kjo qeveri nuk i ka votat as për fillimin e seancave e aq më pak për kalimin e pikave.

Rrustemi tutje thotë se Selmanaj duhet të shkarkohet për shkak se ka fyer të pagjeturit dhe të mbijetuarit e krimeve të Serbisë.

Lëvizja Vetëvendosje sot ka pamundësuar mbajtjen e seancës së Kuvendit.

“Një Qeveri që nuk ka vota as për fillim të rregullt të seancave e aq më pak kalimin e pikave, e përdori dëshpërimisht Driton Selmanajn për t’ia mbuluar paaftësinë. E si mund të jetë ndryshe një konjukturë kundër qytetarëve, pos si kjo me Selmanajn në mes. Driton Selmanaj që ka fyer familjet e të pagjeturve dhe të gjithë të mbijetuarit e krimeve të Serbisë, do të duhej të shkarkohet, ose të përdoret kështu siç edhe po përdoret”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat