Rezoluta për gjenocidin serb, Hoxha: Do tregojë nëse Shqipëria është dakord me fitoren e UÇK

Aktuale

Rezoluta për gjenocidin serb, Hoxha: Do tregojë nëse Shqipëria është dakord me fitoren e UÇK

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 22:49
Elvis Hoxha

Elvis Hoxha, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë për RTV Ora, se pranimi nga ana e Shqipërisë për rezolutën e gjenocidit serb ndaj kosovarëve, vërteton qëndrimin e saj ndaj kësaj çështje.

Hoxha ka vijuar me argumentat, teksa shton se nëse Shqipëria vepron në të kundërtën, atëherë ajo vendos në dyshim fitoren e UÇK dhe i rrjedhojë edhe punën e NATO-s.

Hoxha: Kur flitet për rezolutën e gjenocidit serb, bëhet fjalë për një rëndësi të shumëfishtë të kësaj rezolute. Po radhis disa cilësi të kësaj rezolute.

Kjo rezolutë do të tregojë se Shqipëria radhitet në vendin që është dakord me fitoren e luftës së UÇK. Nëse nuk e bën këtë rezolutë, kjo gjë vihet në dyshim, sepse ajo luftë u bë ndërkombëtare, u bë aleanca më e madhe e historisë së njerëzimit. Është një aleancë e dlaë fitimtare në historinë më botërore të botës, që është shekulli 20. Kur NATO u fut në luftë për çlirimin e Kosovës, u fut vetëm nga një element, gjenocidi, Reçaku. Nëse ti Reçakun nuk e fut në llogari, ti je duke futur në dyshim NATO-n, vërtetësinë e luftës, edhe pjesëmarrjen tënde.

E dyta, ky Kuvend vendos në dyshim Kuvendin e Shqipërisë që në vitet ’98-99 ka bërë disa deklarata dhe rezoluta duke përdorur dy herë fjalën gjenocid. Pra këta deputetë që janë tani dhe s’ja kanë idenë, nuk e dinë që po hedhin poshtë disa rezoluta të tjera.

E treta, jemi duke shkelur Kushtetutën e Shqipërisë, sepse ajo përcakton që Republika e Shqipërisë është përgjegjëse për të gjithë popullsitë shqiptare jashtë kufinjve. Po flasim për ’98-99 kur Kosova nuk ishte një shtet i pavarur.

Së katërti, nëse Republika e Shqipërisë nuk prodhon menjëherë tani rezolutën që është hapi i parë, sepse duhet të ndërmarrë menjëherë ndërtim komisionesh, të cilët do të stabilizojnë punën se si do të veprojnë nëpër kancelaritë e botës që këtë ta bëjnë edhe parlamente të vendeve të tjera.

Komisioni i ngritur për Dick Martyn i shërben të kundërtën. Është një komision që ndërtohet krejt jashtë loje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat