Rukiqi: Nuk do të ketë mbyllje totale për festat e fundvitit

Aktuale

Rukiqi: Nuk do të ketë mbyllje totale për festat e fundvitit

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 18:01
,Berat Rukiqi

Edhe pse janë afruar festat e fundvitit, institucionet përgjegjëse në vend ende nuk kanë bërë të ditur nëse masat e reja nënkuptojnë lirim apo kufizim edhe më të madh të masave anti-COVID.

Por është pikërisht kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ,Berat Rukiqi i cili deklaroi se nuk pritet të ketë mbyllje totale.

Ai tha se në bazë të takimeve dhe komunikimit që patën me autoritet vendimmarrëse janë dakorduar që mbyllja totale nuk është zgjidhje dhe se do të ishte me pasoja fatale për ekonomike, por që masat ekzistuese duhet të respektohen.

“Keto dite kam pranuar plot pyetje rreth mundesise per nje ri-mbyllje te ekonomise, per festat e fundvitit.Nga takimet dhe komunikimet e fundit me autoritetet vendimmarrese, jemi pajtuar qe mbyllja totale nuk eshte zgjidhje dhe do te ishte me pasoja fatale per ekonomine, por masat ekzistuese duhet te respektohen me rigorozitet”, tha Rukiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat