Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 06:18
Qeveria Hoti

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit B.K për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16 vjeç. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.II, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurës Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.I, ora 9:30)

- JOY Dance & Training Studio dhe Studio Baleti NESA prezantojnë koreografitë e baletit për fëmijë "JoyNess". (Skena e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 12:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, vizitojnë komunën e Rahovecit ku do të marrin pjesë në përurimin e ndërtimit dhe pajisjes së objektit të mikrovinifikimit. (Ish-ndërtesa e TMK-së, rr. Xhelal Hajda - Toni, Rahovec, ora 12:40)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston pronarin e kompanisë ‘Devolli Group’, Blerim Devolli. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

-  Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare e shkollës e parë të lahutës e cila mbanë emrin "Lahutarët e rinj të trojeve etnike". (Ambientet e Qendrës për Zhvillimin e Kulturës Tradicionale SHKABAT Prishtinë, Rruga Xheladin Hana, ora 13:00)

- Këshilli Rinor Kosovar përmbyllë projektin “Mos supozo nevojat e mia”, me shumë të arritura e produkte të dala në ndihmë të gjithëpërfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta në edukimin fillor – cikli i lartë në Kosovë. (Kino Armata, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, vizitojnë prodhuesin “Bodrumi i Vjetër”. (Rr. Gëzim Hamza - Piktori në Rahovec, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, vizitojnë në kompaninë “Biopak”. (Rr. UÇK, rruga transit në Rahovec, ora 13:20)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston blerësin e Fabrikës së Gypave në Ferizaj, Arian Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)
 
- Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, marrin pjesë në inaugurimin e stallës së fermerit Bajram Jetishi, në fshatin Bërkoc, Komuna e Gjakovës. (Fshati Bërkoc, Komuna e Gjakovës, ora 14:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Kryesuesin e Njësisë së Monitorimit për Kontroll dhe Administrim Direkt- në AKP, Skënder Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 15:00)  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat