Lista Serbe ultimatum Qeverisë, bojkoton edhe mbledhjen e sotme

Aktuale

Lista Serbe ultimatum Qeverisë, bojkoton edhe mbledhjen e sotme

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 07:12

(E plotësuar 09:52) - Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi në Kontekstin e Aderimit në Bashkimin Evropian.

Po ashtu në mbledhjen e sotme është votuar edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zonat Ekonomike.

Me këtë rast, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi tha se arsyeje e amendamentit të këtij ligji është në përmbushjen e obligimeve të Qeverisë së Kosovës.

"Nevojat për plotësim-ndryshimin e këtij ligji vjen nga bashkëpunimi me nivelon lokal, bizneset private. Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij ligji për krijimin e një ambienti më të përshtatshëm të punës", tha ai.

Qeveria ka miratuar edhe draft Strategjinë Kundër Korrupsion dhe Plani i Veprimit 2021-2023, draft strategji të cilën ka arsyetuar zëvendëskryeministri Besnik Tahiri.

"Kjo strategji do të plotësohet me dokumente tjera strategjike, me strategjinë e sigurisë së Kosovës", tha Tahiri.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe Propozim-vendimin për aprovimin e zëvendësimit të ndarjeve buxhetore në mes burimeve të financimit dhe bartja e shpenzimeve, për projektin "Projekti Emergjent COVID-19 për Kosovën, me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, për të rimbursuar shpenzimet e ndodhura në emër te kredisë për masat fiskale, Propozim vendimin për aprovimin e zëvendësimit të ndarjeve buxhetore në mes të financimit dhe bartja e shpenzimeve, për projektin Instrumenti për Financim të Sektorit Publik për reagim Emergjent ndaj Covid-19”.

***

Qeveria me strategji kundër korrupsionit deri në vitin 2023

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së hënës ka miratuar strategjinë dhe planin e veprimit kundër korrupsionit 2021-2023.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri paraqiti draft-strategjinë kundër korrupsionit, duke shtuar se përmban një qasje gjithëpërfshirëse.

“Ajo përmban veprime prioritare për luftimin e korrupsionit. Agjencia Kundër Korrupsionit rekomandohet të plotësojë këtë strategji në mënyrë që t’i përgjigjen sfidave”.

“Meqenëse korrupsioni është një fushë e gjerë kjo strategji do të plotësohet me strategjinë e sigurisë”.

Ligji për Zonat Ekonomike, Qeveria voton ndryshimet

Qeveria është duke mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje janë votuar disa vendime nga ekzekutivi.

Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimet në Ligjin për Zonat Ekonomike.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi tha se e ligjin aktual ka pasur nevojë të përshtatet.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij ligji dhe të krijohet një ambient më i favorshëm kërkoi miratimin e tij”, ka thënë Krasniqi.

Këtë mbledhje e kanë bojkotuar Lista Serbe pas ultimatumit që i kanë dhënë Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

***

(08:55) - Ka nisur mbledhja e Qeverisë së Kosovës e ftuar nga kryeministri Avdullah Hoti.

Megjithatë, në këtë mbledhje nuk janë duke marrë pjesë përfaqësues të Listës Serbe.

Në këtë mbledhje nuk kanë shkuar Zëvendëskryeministri Goran Rakiq dhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Delibor Jevtiq.

Lista Serbe nuk ka marrë pjesë as në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, derisa, kanë paralajmëruar dalje nga Qeveria nëse nuk iu përmbushen kërkesat.

Partneri i koalicionit i ka vendosur ultimatum qeverisë Hoti lidhur me kërkesat e saj të cilat i ka bërë të njohura deputeti i LDK’së Ilir Ferati.

Ferati ka thënë se Lista Serbe po kërkon nga qeveria formimin e një ndërmarrje publike me emër antikushtetues.

“Kam dëgjuar se Lista Serbe po kërkon themelimin e një ndërmarrje në komunat serbe me emër antikushtetuese. Kjo është si kërkesë e parë. Emrin nuk e di. Bëhet fjalë për një ndërmarrje publike”, ka pohuar ai.

Lista Serbe që ka 11 deputetë në Kuvendin e Kosovës në vazhdimësi ka bërë obstruksione ndaj qeverive të Kosovës, duke u ndikuar drejtpërdrejt nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

***

Në paraditen e së hënës do të mblidhet kabineti qeveritar i udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Në njoftimin nga zyra e kryeministrit, bëhet e ditur që mbledhja e Qeverisë së Kosovës do të filloj në ora 8:30.

Si jo rrallë herë, nuk dihen pikat e rendit të ditës së mbledhjes së sotme.

Ndërkohë nga zyra e kryeministrit kanë njoftuar për agjendën e kryeministrit Hoti gjatë ditës së sotme.

Hoti gjatë ditës së sotme bashkë me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa do të vizitojnë Rahovecin.

Gjatë vizitës kryeministri Hoti merr pjesë në këto aktivitete:

Ora 12:40-13:00- Përurimi i ndërtimit dhe pajisjes së objektit të mikrovinifikimit - (ish-ndërtesa e TMK-së), Rr. Xhelal Hajda - Toni, Rahovec

Ora 13:00 – 13:15- Vizitë në “Bodrumi i Vjetër” Sh.P.K. , Rr. Gëzim Hamza – Piktori, Rahovec

Ora 13:20 – 13:40- Vizitë në “Biopak” Sh.P.K. , Rr. UÇK (transit), Rahovec

3. Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, marrin pjesë në inaugurimin e stallës së fermerit Bajram Jetishi, në fshatin Bërkoc, Komuna e Gjakovës.

VENDI: Fshati Bërkoc, Komuna e Gjakovës.

KOHA: 14:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat